Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Azerbajxhanit do të promovojnë paqen dhe stabilitetin në Euro-Azi, tha presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, në një takim zyrtar në Azerbajxhan.
Këto komente u bënë në forumin azer-kroat të biznesit në Baku.
“Disa ditë më parë, një qeveri e re është formuar në Kroaci. Krijimi i një mjedisi më të mirë ka për qëllim për të rritur punësimin dhe investimin”, tha ajo.
Presidentja theksoi nevojën për t’i dhënë një shtysë komisionit të përbashkët ekonomik kroato-azer.
Ajo tha se të gjitha masat e nevojshme duhet të ndërmerren për të organizuar takimin e parë të komisionit, i cili pritet që të zgjerojë marrëdhëniet e biznesit midis dy vendeve.
“Unë besoj se Dhoma Kroate e Tregtisë në Azerbajxhan do të marrë statusin e një ambasade të suksesshme, ne do të përpiqemi që ta bëjmë ambasadën tonë më aktive”,- shtoi Grabar-Kitarovic. “Gjithashtu ne diskutuam lidhjet politike midis dy vendeve. Unë mendoj se marrëdhëniet tona do të promovojnë paqen dhe stabilitetin në Euro-Azi”.
Kroacia është një mbështetëse e fortë në sektorin energjetik, tha presidentja, duke nënvizuar se siguria energjetike është shumë e rëndësishme jo vetëm për Kroacinë, por edhe për fqinjët e saj.
Sipas saj, shpërndarja e gazit në Europën Juglindore, do të ndihmojë në stabilitetin dhe në përmirësimin e standardeve të jetesës.
Ajo tha se ndërtimi i gazsjellësit TAP dhe të një terminali të gazit në Kroaci janë projekte në perspektivë, i cili do të hapë rrugën e bashkëpunimit të kompanive kroate dhe azere.
“Pata një takim të frytshëm me presidentin e kompanisë shtetërore të gazit SOCAR. Ka një numër të madh projektesh interesante”,- shtoi presidentja.
Presidentja kroate preku dhe perspektivën e projekteve bashkëpunuese për ndërtimin e anijeve.
Ne nuk po flasim për anije të mëdha, po për anije të vogla. Këto mjete mund të jenë shumë të rëndësishme në terma të sigurisë rajonale,- tha ajo.
Grabar-Kitarovic tha se Kroacia ka një përvojë të zgjeruar në fusha si inxhinieria, turizmi, teknologjia e informacionit, bujqësia dhe industrinë e përpunimit të ushqimit.