Fermerët kroatë të prodhimit të qumështit kanë zhbllokuar rrugët, që i kishin zënë pas protestave për uljen e çmimit të qumështit dhe kanë thënë se do ta çojnë çështjen në gjykatë.
Fermerët kroatë e filluan protëstën e tyre pasi u njoftua se çmimi i qumështit do të binte nga 2.71 kuna (33 cent) në 2.30 kuna (30 cent).
Pas 12 ditë protestash ata filluan të bllokonin rrugët në vend me traktor.
Por, papritmas ata i zhbllokuan rrugët, madje disa kërkuan ndjesë për problemet që kishin shkaktuar në trafik.
Drejtuesi i ekipit negociues të prodhuesve të qumështit, Darko Pavicevic, tha se fermerët do të përqendroheshin tani në një betejë ligjore në mënyrë që të sigurojnë një çmim më të mirë të qumështit.
“Fermerët kroatë prodhojnë qumësht të një cilësie europiane dhe duhet të paguhen në këtë mënyrë,” tha Pavicevic.