Çmimet e konsumit në Kroaci ranë me një ritëm më të butë në gusht, treguan shifrat nga Zyra Kroate e Statistikave.
Indeksi i çmimeve të konsumit ra me 0,1% në bazë vjetore, pas një rënieje prej 0,3% në korrik.
Kostot e transportit ranë me 5.2% në gusht në bazë vjetore. Çmimet për banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse, ranë me 1.7% dhe ato të arsimit me 0.7%.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit ranë me 0,1% në gusht, pas një rënieje prej 0,5% në muajin paraardhës.