Qeveria e Kroacisë do të rrisë me 2% pagën bazë të nëpunësve civilë dhe punonjësve të sektorit publik që nga 1 shtatori i këtij viti, deklaroi ministri i Financave, Zdravko Maric.
Qeveria ka pranuar kërkesën e sindikatave të punës për një rritje shtesë prej 2% që nga 1 shtatori, tha z. Maric në një njoftim për shtyp të qeverisë në fillim të javës së kaluar.
Edhe rritja e pagës bazë me 3%, për të cilën u ra dakord në fillim të 2018, hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, tha më tej z. Maric.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga zyra e statistikave kroate, paga mesatare mujore neto e Kroacisë u rrit me një 1.1% në vit, në maj, duke shkuar në 6,476 kuna (978 dollarë amerikanë/ 877 euro).