Efektet e para të masave shtrënguese në Kroaci u ndien më 1 mars kur qeveria zbatoi nivelin më të lartë të TVSH-së prej 25%, një rritje me 2 pikë përqindjeje.
Vetëm Hungaria e Islanda kanë një TVSH më të lartë në Europë.
Çmimet ushqimore gjithashtu u rritën dhe çmimi i naftës e gazit u rrit deri në 3%, duke arritur nivel rekord.
Ministri i Financave Sllavko Liniç tha se rritja e TVSH-së mund të jetë e dhimbshme, por e dosmosdoshme.
“Eshtë e rëndësishme që shtetasit të kuptojnë se rritja e TVSH-së nuk do të harxhohet në qeveri e administratën e saj, por për të krijuar punë,” tha për gazetarëve Liniç në Zagreb.
Një nivel më i lartë i TVSH-së është vetëm një nga masat e kursimit të propozuara të qeverisë për buxhetin e shtetit të 2012-tës si “logjike e realiste”, por shkaktoi pakënaqësi mbarëkombëtare.
Buxheti i shtetit për 2012-tën është 14.6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet do të arrijnë në 15.5 miliardë euro, megjithë shkurtimet e pagave të sektorit publik e shkurtimet e vendeve të punës.
Fitch Ratings këtë javë afirmoi vlerësimin e kredisë të Kroacisë në BBB-, norma më e ulët e investimit dhe i dha asaj një parashikim negativ për shkak të defiçitit të buxhetit.