Kompania Tower Property Fund, e cila zotëron prona në Afrikën e Jugut dhe Kroaci, ka shitur një aset komercial në vendin e Europës Lindore teksa po përpiqet të ulë borxhin në monedhën Euro që po përpiqet të financojë. Kompania ka qenë nën presion nga rritja e vendeve të lira të punës në selinë e saj të Afrikës së Jugut, që përfshin parqet e zyrave Woodlands në Woodmead dhe Fourways.
“Tower ka kënaqësinë të njoftojë aksionerët për përfundimin e një marrëveshjeje për shitjen e pronës komerciale Vukovarska në Kroaci, me një premium 11% të vlerës së llogaritur. Qëllimi i Tower është të ofrojë rritje të kthimeve totale për aksionarët, duke investuar në prona me lidhje të forta dhe me potencialin për të dhënë fryte në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë”, tha kompania.
Drejtori i përgjithshëm, Marc Edwards, tha se Tower kishte nevojë të riciklonte asetet, pasi ato kishin arritur potencialin e tyre të rritjes dhe u krijua mundësia për ta bërë këtë në Kroaci. Vukovarska u mbajt përmes Tower Retail që është në pronësi të plotë të filialit të Tower, TPF International. TPF International është me qendër në Mauritius dhe 74% e saj është në pronësi të Tower.
Shuma është 11% më e lartë se vlerësimi më i fundit i pavarur i Vukovarska prej 11.2 milionë eurosh (R207 milionë), dhe pasqyron forcën dhe tërheqjen e pasurive kroate të Tower, madje edhe mes pasigurisë aktuale të tregut, tha Edvard. Ian Anderson, zyrtari kryesor i investimeve në Bridge Fund Managers, tha se marrëveshja ishte shumë e dobishme për Tower.
“Kjo është një marrëveshje shumë e mirë për Tower, pasi i jep mundësinë për të zvogëluar borxhin e saj në Europë – diçka për të cilën investitorët janë jashtëzakonisht të shqetësuar për të gjithë sektorin. Teksa zvogëlimi i borxhit të shprehur në euro është fitim i dobishëm në një periudhë afatshkurtër, ai forcon bilancin në një kohë kur pasiguria po rritet dhe shumë investitorë po pyesin veten se sa shumë mund të bien çmimet e pronave në një rënie ekonomike të zgjatur në Europë”, tha ai.
Tower tha se do të përdorë pjesën e saj të atribueshme, 74% të të ardhurave neto me vlerë rreth 6.5 milionë euro pas shlyerjes së obligacionit hipotekor dhe kostove të tjera, për të zvogëluar këtë borxh.
“Duke pasur parasysh koston e ulët të borxhit në euro, kjo do të ulë të ardhurat e shpërndara. Por do të forcojë edhe bilancin e Tower dhe do të zvogëlojë ndjeshëm rreziqet e lidhura me monedhën, të cilat bordi i konsideron si një shqetësim më i ngutshëm në mjedisin aktual”, tha Edwards.
Tower dhe TPF International, do të vazhdojnë të marrin në konsideratë ofertat për pronat të cilat bëhen jothelbësore për strategjinë e biznesit ose ku fondet mund të shpenzohen në një mënyrë optimale në dobi të aksionerëve.