Sipas shifrave paraprake të Zyrës Kroate të Statistikave, hendeku i tregtisë së jashtme të Kroacisë u zgjerua në fillim të këtij viti. Deficiti tregtar u rrit në 688.6 milionë euro në janar nga 476.3 milionë euro muajin e kaluar.
Ndërsa në muajin korrespondues gjatë vitit të kaluar, deficiti tregtar ishte 498.0 milionë euro.
Eksportet e mallrave shënuan rënie duke shkuar në 1.04 miliardë euro në janar të këtij viti, nga 1.14 miliardë euro gjatë muajit të mëparshëm. Ndërsa importet u rritën në 1.72 miliardë euro nga 1.62 miliardë euro.