Të ardhurat e Kroacisë nga turizmi arritën në rreth 7 miliard euro në vitin 2013 , raporton Ctoatian Times. Banka Kombëtare Kroate ka zbuluar të ardhurat nga turizmi në nëntë muajt e parë të vitit 2013 që ishin 6.5 miliardë euro. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit u shënua një rritje prej 4.7 për qind.