Për vitin e dytë radhazi, Zvicra, Suedia dhe Singapori rrëmbyen tre vendet e para për performancën e inovacionit sipas Global Innovation Index 2012 (GII), publikuar nga INSEAD dhe Organizata Botërore për Pronësinë Intelektuale.
Raporti rendit 141 vende në bazë të kapaciteteve dhe rezultateve të tyre në rinovim. Kroaci u rendit e 42-ta në listë me 40.7 pikë nga një total prej 100 pikësh, një përmirësim me dy pozicione, pasi vitin e kaluar u rendit në vendin e 44-t. Kroacia u rendit e 26-ta ndër shtetet europiane.