Kroacia do të vuajë një rënie me 15 mijë punonjës në industrinë e turizmit vitin tjetër, gjë që do të kërkojë rritjen sezonale të punësimit të shtetasve të huaj – tha ministri i Turizmit, Gari Cappelli.
Muajin e kaluar, qeveria rriti numrin e lejeve të punës për të huajt në turizëm dhe shërbimin e restoranteve për 2018, nga 4,660 në 8,660 , por vitin e ardhshëm Kroacia do të ketë nevojë deri në 7000 punonjës më shumë se këtë vit, tha ministri i Turizmit, Gari Cappelli, në një deklaratë për shtyp të enjten. Ai theksoi se, përveç rritjes së numrit të qytetarëve të huaj, Kroacia parashikon të rrisë edhe pagat në sektorin e turizmit dhe të ritrajnojë personat e papunë.
Muajin e kaluar, norma e papunësisë së Kroacisë ra në një rekord prej 8.8%. Vendi pa një rritje rekord të numrit të turistëve në 2017-n, me 13%. Këtë vit, pritet që numri i turistëve të arrijë në 20 milionë.
Burimi: Seenews