Dy kompani të mëdha kroate, të prodhimit të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, “Pliva” dhe “Llola Ribar” po shikojnë mundësinë e kryerjes së investimeve në Kosovë dhe në tregun përreth. Gjatë vizitës së tyre ata vërejtën ndryshime pozitive të mjedisit të biznesit në Kosovë. Menaxheri i kompanisë “Pliva”, Matko Bolanca tha se po shqyrtojnë mundësinë për investime në Kosovë . Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, këto takime bëhen me qëllim për t’i hapur rrugën tregun rajonal dhe rritjes së investimeve të huaja direkte.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.