Nga ishujt italiane në ato spanjolle, nga Franca në Tunizi. Ne do t’ju ofrojmë një listë me itineraret më të mrekullueshme që mund të ndiqen për të udhëtuar në Mesdhe. Do të jenë pushime që do të falin qetësi, argëtim dhe zbulime.
Janë itinerare që ofrojnë gjithë komoditetin e mundshëm, relaksim, ekskursione në vende të ndryshme dhe argëtim pa fund.
Kroçierat konsiderohen si tepër ideale për ata njerëz që duan të shkëputen nga gjithçka dhe të shijojnë një udhëtim të këndshëm. Në verë, protagonistja më e madhe mbetet Mesdheu, që ofron shumë destinacione të ndryshme.
Nga Turqia në Spanjë, nga Italia në Francë dhe në ishujt grekë, të gjitha mund të zbulohen duke u bërë pjesë e udhëtimet me këto anije të mrekullueshme që janë të pajisura me të gjitha shërbimet e nevojshme për këdo.
Ja se cilat janë disa nga propozimet tona, që u përshtaten buxheteve, periudhave dhe nevojave të kategorive të ndryshme.
Turqia dhe ishujt grekë
Nga Kroacia në Turqi, duke kaluar nëpërmjet ishujve grekë. Një kroçierë që zbulon plazhe që mund të shihen vetëm në ëndrra, me shumë thesare arkeologjike dhe kulturë. Do të kalohet përmes Dubrovnikut, ku mund të vizitoni qendrën historike të qytetit, rivierën Župa Dubrovačka dhe fshatrat karakteristikë të kodrës Konavle.
Duke shkuar më në jug, arrihet në fillim në Ephesus (Kusadasi) për të admiruar brigjet e mrekullueshme turke dhe më pas në Greqi. Këtu parashikohen dy ndalesa. Si fillim në Santorini do të mund të shëtisni në ishujt vullkanikë të Nea Kameni, të laheni në banjat termale të Palea Kameni dhe më pas mund të shijoni një perëndim spektakolar në Fira. Më pas është radha që të vizitoni Mykonos, jetën mes plazheve të Ag Ioannis e Ornos, por edhe fshatrat tradicionalë si Ano Mera, ku mund të admironi manastiret e shekullit XVI. Gjatë udhëtimit në bordin e anijes “Splendour of the Seas”, nuk do të mungojnë rastet për t’u argëtuar dhe për t’u relaksuar në qendrat Spa, hidromasazhet, pishinat, fushat e minigolfit dhe mbrëmjet e tipit Broadëay.
Info: Royal Caribbean
Nisja: 30 gusht – 19 shtator
Zgjatja: një javë
Çmimi: nga 1,274 euro
Qytetet e Mesdheut
Nisja bëhet nga qyteti i Xhenovës. Në bordin e kroçierës MSC Splendida, ju do të zbuloni disa nga pamjet më të bukura të detit Mesdhe. Në Itali, pas një ndalese në Napoli dhe Messina, anija do të ankorohet në Tunis, në Kartagjenën e lashtë, ku mund të vizitoni ndër të tjera, Medinën, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Ndalesa tjetër do të jetë në Spanjë, në Barcelonë, qendër artistike dhe kulturore që nga mesjeta dhe mund të shijoni jetën e natës në kryeqytetin katalanas përgjatë lumit Ramblas. Më pas do të jetë radha që të vizitoni Marsejën në Francë, porta hyrëse për në Provence ku do të vizitoni Avinjonin, me pallatin e famshëm të Papëve, qytetin simpatik të Aix-en-Provence dhe Cassis, me shtëpitë me ngjyra dhe pamje piktoreske.
Info: kroçiera MSC
Nisja: fundgushti
Zgjatja: 8 ditë e 7 net
Çmimi: 619 euro personi
Pamje nga Orienti
Dhjetë ditë dedikuar zbulimit të vendeve më të vjetra historike dhe peizazhet më interesante. Ju do të lundroni në bordin e “Costa Magica”. Nga Venecia do të bëni një ndalesë në Athinë, në zemër të Greqisë, dominuar nga Akropoli ku mund të admironi tempujt e saj madhështorë dhe panoramën spektakolare të qytetit. Më pas do të vizitoni Turqinë, Izmirin me histori dhe kulturë magjepsëse, gjithashtu do të kundroni edhe plazhet e bukura. Pasi të kaloni Dardanelet, do të arrini në Stamboll, ku ne do të ndaloni për dy ditë për të zbuluar thesaret e qytetit, por edhe për të shijuar jetën e natës, në restorante, lokale dhe klube të famshme. Së fundi, ndalesa juaj do të jetë Korfuzi me plazhet magjepsëse.
Info: Costa Crociere
Nisja: gusht – 4 shtator
Zgjatja: 10 ditë
Çmimi nga 899 euro në kabinë dyshe
Mesdheu me vela
Një udhëtim që ju çon në një dimension tjetër. Do të mund të lundroni në anijen “Star”, e gjatë 115 metra, që karakterizohet nga mjediset elegante, të krijuara me dru dhe bronz, tipike të së kaluarës, por nuk mungojnë edhe pajisjet moderne. Me këtë anije do të lundroni në disa nga vendet më të bukura në Mesdhe. Duke filluar nga Spanja, do të vizitoni Palma de Mallorca dhe Menorca, dy perlat e ishullit Balearik, pastaj do të vazhdoni në Korsikë, Figari për të eksploruar plazhin dhe disa qytete të tilla si Bonifacio, Ajaçio dhe Calvi. Më pas udhëtimi do të vazhdojë në Francë, për të shijuar bukuritë, si San Tropez dhe Monte Karlo. Do të mund t’i gëzoheni atmosferës elegante dhe të rafinuar, në vende të hapura apo në pishinë.
Info: Star Clippers
Nisja: fund-gushti
Zgjatja: një javë
Çmimi: nga 1,720 euro në kabinë dyshe
Ishujt Tremiti me vela
Rreth 12 milje detare në veri të Garganos, ndodhen disa nga ishujt më të bukur të gadishullit Tremiti, ku ju mund të kaloni pushimet në një mjedis me bukuri të rrallë.
Lundrim në bordin e kroçierës është i rehatshëm. Do të vizitoni San Domino, i quajtur ndryshe edhe “Kopshti i Parajsës” për shkak të pyllit të dendur me pishat e Aleppo-s dhe bimësinë mesdhetare. Më pas do të mund të vizitoni Shën Nikollën, i njohur ndryshe edhe si qyteti i vjetër, i dominuar nga pamje piktoreske. Dhe në fund, Capraia, e karakterizuar nga shkëmbinjtë prej graniti me ngjyrat më të ndryshme dhe harqe të njohura si “architielli”. Por, nga spostimet nga një vend në një tjetër do të keni mundësi të shihni bukurinë e qosheve të këndshme që mund të arrihen vetëm nga uji.
Info: Jonas
Nisja: gusht – 19 tetor
Zgjatja: një javë
Çmimi: 650 euro/personi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.