Kromi, prodhimi dhe eksportet në rritje këtë vit

15/01/2018 2:18 PM 0 komente

Industria e kromit pritet që të ketë një vit pozitiv në 2018-n. Luan Saliaj, drejtor ekzekutiv i Albchrome, kompanisë më të madhe në këtë sektor, pohon për Monitor, se në aspektin e prodhimit dhe investimeve, pritshmëria për 2018 është tepër pozitive. “Në uzinën e Burrelit do ketë 50% rritje prodhimi, dhe në uzinën e Elbasanit 20 % rritje prodhimi. Në minierën e Bulqizës pritet 10% rritje prodhimi”, pohon ai.

Brenda 2018 do përfundojë investimi historik i shumë pritur, pusi 9-të i Bulqizës. Në 3 mujorin e parë të këtij viti, planifikohet të bëhet inagurimi i furrës së re në Burrel. “Do të kemi vazhdimin e zbatimit të dy projekteve të tjera të rëndësishëm për Albchrome: zhvillimin e thellësisë se minierës së Qafës së Buallit dhe hapjen e traverbankut të Klosit.

Edhe gjatë vitit 2017, thotë Saliaj, Albchrome ka pasur një ecuri mjaft të mirë në drejtim të prodhimit, investimeve dhe eksporteve. Kjo falë 10 milionë dollarëve të investuara në uzinën e ferrokromit Burrel, në ndërtimin e furrës se re bashkë me impiantet dhe sistemet ndihmëse, si dhe 2 milionë dollarë të investuara në uzinën e ferrochromit Elbasan, në rritjen e kapacitet të transformatorëve të furrës. Ai thekson se një vlerë e çmuar është dhënë për komunitetin e Burrelit duke sjellë gati dyfishim të fuqisë punëtore direkt apo indirekt të punësuar në uzinë
Tregjet kryesore më premtuese për chromitet mbeten tregu europian, aziatik dhe ai amerikan.
Saliaj pohon se trendi i kërkesë/ofertës dhe çmimeve pritet te ketë paqëndrueshmëri përgjatë gjithë vitit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of