Pas një grumbulli spekulimesh, kryeministri japonez Shinzo Abe u ka thënë lidershipit të tij të partisë që ai do shpallë zgjedhje të menjëhershme për Dhomën e Ulët të Japonisë, sipas mediave japoneze.
Ai është duke u përpjekur për të marrë një mandat për disa ndryshime, pasi të dhënat e ulëta ekonomike e kanë shtyrë vendin përsëri në recesion.
Abe tashmë pritet të kërkojë zgjedhje kur analistët prisnin një rritje 0,5% në PBB-së për tremujorin e tretë dhe marrëveshja dukej e mbyllur, kur shifër në të vërtetë erdhi në shifrën e -0,4%.
Rënia e PBB-së i atribuohet një rritje të taksave të shitjes në prill, për të cilën u ra dakord me konsensus politik. Mediat kanë spekuluar se ai do të përdorë një mandat të ri nga zgjedhjet për të hequr gjysmën e dytë të rritje të taksave, e cila është planifikuar për tetor 2015.
Partia e Abe-s aktualisht ka një shumicë prej 85 vendeve në Dhomën e Ulët Japoneze.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.