Kryeministri në detyrë: Ekonomia e Kosovës po i kthehet normalitetit, rritet qarkullimi i bizneseve

30/01/2021 12:53 PM 0 komente

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomia e Kosovës po i kthehet normalitetit dhe qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Hoti tregon se të hyrat nga doganat këtë janar janë 11% më të larta se të janarit 2020.

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat i LDK-së për këtë post edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomia e Kosovës po i kthehet normalitetit dhe qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.
Hoti theksoi se të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, sipas tij kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime.
“Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK në janar 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020”, ka shkruar Hoti.
Hoti, ndër të tjerash po ashtu tha se me ardhjen e vaksinës “do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës normalisht”.
Postimi i plotë i Hotit:
Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.
Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK në janar 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020.
Kthimi në normalitet është rezultat i:
1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,
2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro për qytetarë,
3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe
4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.
Me ardhjen e vaksines, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës nornalisht. Mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në ballë të kësaj pandemie për një vit të tërë.
Jam mirënjohës ndaj ekipit të mrekullueshëm brenda kabinetit tim si dhe ndaj gjithë kabinetin qeveritar. Sigurisht, kërkoj mirëkuptim për presionin e bërë ndaj tyre që të zbatojmë sa më shpejt masat e rimëkëmbjes.
Kur sheh këto rezultate, e kupton se ia ka vlejtur çdo minutë e punës dhe angazhimit, si dhe ballafaqimit publik për të mbrojtur politikat tona ekonomike.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of