Gati 27 muaj pas fillimit të ndërtimit të HEC-it të Ashtës, turbinat e para Hydromatrix® të stacionit elektrik Ashta 1, u sinkronizuan në rrjetin shqiptar të energjisë. Energji Ashta një kompani e përbashkët 50/50 midis kompanive VERBUND dhe EVN nisi testimin e prodhimit për këtë hidrocentral, i cili do të inaugurohet në shtator 2012.
Në këtë rast Kryeministri Sali Berisha inspektoi bashkë me përfaqësuesit e VERBUND kompanisë Energji Ashta ecurinë e ndërtimit të kësaj vepre energjetike.
Energji Ashta është HEC-i i parë ndër HEC-t e mëdha të dhëna me koncesion në Shqipëri që po kontribuon në furnizimin me energji elektrike. Faza e testimit është arritur në një kohë rekord prej 44 muajsh pas nënshkrimit të kontratës, pohojnë përfaqësuesit e kësaj kompanie.
HEC-i Ashtës,i përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2 ka një kapacitet të instaluar prej 53 MË. Duke filluar nga viti 2013, aty pritet të prodhohen 240 milion kWh energji elektrike, çka mund të furnizojë me energji 100 mijë familje. Vlera e investimit i kalon 200 milion euro dhe nga viti aktual energjia e gjeneruar pritet të ushqejë rrjetin shqiptar 110 kV.
Projekti vlerësohet të mos ketë asnjë ndikim në mjedis. Energjia do të prodhohet pa shkaktuar ndotje të ajrit duke kursyer 114,000 ton CO2 në vit. Më tej, peshqit do të kenë mundësi të notojnë nga deti Adriatik drejt rezervuarit të Spatharës nëpërmjet kalimit të posaçëm të peshqve, i cili do të jetë kalimi i parë i peshqve ndërtuar ndonjëherë në një hidrocentral në Shqipëri.
Në fund të periudhës 35-vjeçare të koncesionit HEC-i do t’i kthehet Republikës së Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.