Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë mbajtur dje një takim në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd. Kryetari i OEK-ut, Berat Rakiqi treguar se cilat projekte janë diskutuar.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rakiqi ka dhënë detaje rreth takimit të djeshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Rukiqi ka konfirmuar se delegacioni nga SHBA-ja i ka kërkuar atij që t’i bashkëngjitet amerikanëve për ta diskutuar rreth projekteve të rëndësi ekonomike për regjionin.
“I kemi trajtuar barrierat që ekzistojnë në mes të dy vendeve në kuptim të këmbimeve tregtare e kështu me radhë. Fokusi i diskutimeve tona kanë qenë që të dyja vendet me përfituar më shumë për projektet, strukturën e tyre, financimin. Unë kam dhënë propozimet e mija sa i përket projekteve që janë me rëndësi vitale për Kosovën”.
Ndër të tjera, Rukiqi ka përmendur projektet madhore, të cilat, sipas tij, do të realizohen shumë shpejt.
Sektorët dhe projektet me mundësi te përfitimit te financimit amerikan: Brezovica, Rugova (Borea), Fabrika e baterive, Termocentrali me LNG (Gas Natyror), Industria e përpunimit te ushqimit, Qendra e logjistikes, IT (për global supply chains), Perpunimi i plumbit, Sektori automativ, Teknologjite 5G”, ka shkruar Rukqi në Facebook.
Ndryshe, dy odat ekonomike, të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, i cili do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori.
Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, deklaroi se Kosova dhe Serbia me marrëveshjen për normalizim ekonomik, kanë “të mirën e popullit dhe jo politikës”.
“Dua të shpreh mirënjohjen për Prishtinë dhe Beogradin që kanë vendosur në të mirën e popullit dhe jo politikë sepse në fund të fundit, normalizimi ekonomik do të thotë investim. Kjo nuk është një situatë kur një vend humb e një tjetër fiton”, tha Boehler.
Ndryshe, delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Adam Boehler, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
Marrëveshja e nënshkruar të hënën është në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.