Ku “vdesin” smartphone?

17/03/2020 8:08 AM 0 komente

e-waste janë fluksi i mbeturinave me rritjen më të shpejtë në botë, me pasoja në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Diçka po ndryshon, por riciklimi është ende larg…

 

Ndërkohë qëkompanitë ndërkombëtare të pajisjeve multimediale dhe sistemeve operative vijojnë të sjellin në treg produkte dhe modele të reja, sasia e mbeturinave elektronike në botëvazhdon të rritet. Edhe pse masat e riciklimit janë marrë në pjesën më të madhe të vendeve, shumica e smartphoneve tanë përfundon në koshin e gabuar, duke shkaktuar rreziqe për shëndetin dhe mjedisin.

e-waste (electronic waste) përfshin të gjithë objektet me një prizë, një kabllo elektrike apo ato që funksionojnë me bateri, ekrane, konsolë dhe celularë. Rritja e shpejtë në sektorin inovativ dhe reduktimi i kostove të punës dhe materialeve kanë rritur ndjeshëm aksesin në produktet elektronike dhe teknologjinë dixhitale. Për pasojëështë rritur përdorimi i pajisjeve elektronike dhendryshimi i vazhdueshëm ityre, duke sjellë rritjen e sasisë së mbeturinave elektronike dhe elektrike.

 

Shifrat e mbeturinave elektronike dhe shpërndarja nëpër botë

Mbeturinat elektronike janë fluksi iplehrave me rritjen më të shpejtë dhe vlerësohet se deri në vitin 2050, do të prodhohen më shumë se 120 milionë tonë mbeturina të këtij lloji në botë.Sot prodhohen rreth 50 milionë tonë – ose ndryshe pak më shumë se 6 kg për çdo person në botë, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë qasje në pajisje elektronike.

Vetëm Europa dhe Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me thuajse gjysmën e totalit të mbetjeve elektronike që prodhohen çdo vit. Norvegjia është vendi që prodhon më shumë mbeturina elektronike për frymë – rreth 28,5 kg në vit. Në vend të dytë, Islanda, e më tej Danimarka dhe Suedia, gjë që tregon se standardi i jetës dhe të ardhurat e njerëzve në këto vende ndikojnë që ata ta përditësojnë më shpesh teknologjinë.

 

Qëllimi, riciklimi dhe reduktimi i emetimeve

Për të ndërtuar pajisjet tona elektronike janë të nevojshme mjaft metale tëçmuara si ari, alumini, argjendi dhe bronzi, por edhe prodhimi dhe nxjerrja e tyre ka ndikim të madh mjedisor. “Çdo kompjuter ka rreth 100 gramë bakër, por për ta prodhuar është e nevojshme të nxjerrim rreth 400 kg mineral bakri qëështë e barabartëme 200 kg CO2 që lëshohet në zonë” – shpjegon Karel Van Acker, profesor i Ekonomisë qarkulluese, që merret me përpunimin dhe riciklimin e metaleve të qëndrueshme nëFakultetin Inxhinierik tëUniversitetit Leuven në Belgjikë.

Riciklimi i objekteve elektronike ështëi rëndësishëm për kursimin e lëndëve parësore, për shmangien e një rritje çmimesh për shkak të mungesës së metaleve tëçmuar dhe, në të njëjtën kohë, të energjisë dhe emetimeve. Për të prodhuar vetëm një smartphone, emetohen 35 kg CO2 dhe, në dekadën e fundit, janë prodhuar dhe shitur më shumë se 10 miliardë celularë. Shumë nga këto metale mund të rikuperohen, riciklohen dhe përdoren si lëndë e parë sekondare për pajisje, duke reduktuar me 50% emetimeteCO2 në këtë sektor: nga 6,4 në 3,2 giga tonë.

“Vështirësia qëndron në kompleksitetine jashtëzakonshëm për të bërë këtë, pasi një produkt mund të përbëhet nga më shumë se 1 mijë substanca të ndryshme” – vijon më tej Van Acker.Ai thekson se shumë vende nuk zotërojnë teknologjitë e nevojshme dhe as mundësinë për të ndarë dhe për të ricikluar siç duhet këto lloj mbeturinash.

 

Pasojat mjedisore dhe sociale

Për momentin, hapësira më e madhe në qiell të hapur e mbeturinave elektronike ndodhet në zonën Agbogbloshie të kryeqytetit të Ganës, Accra, ku pjesa më e madhe e e-waste vjen nga vendet europiane. Riciklimi imaterialeve tëçmuara që ndodhen te mbeturinat elektronike si bakri dhe ari është bërë burim të ardhurash për banorët vendas. Megjithatë, teknika për riciklimin bazë qëndron në djegien e materialeve – pra plastika që veshin produktet elektronike, duke lënë metalet e çmuar, i ekspozon punonjësit ndaj shumë substancave toksike.

Mbeturinat elektronike, mbi të gjitha ato të gjeneratës së vjetër, mund të përmbajnë substanca si merkuri, kadmiumi dhe plumbi. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj substancave kimike që emetojnë mbeturinat elektronike mund tëshkaktojnëprobleme shëndetësore, si për shembull shqetësime në sistemin nervor, veshka, në tru, zemër, mëlçi, në mushkri, në qarkullimin e gjakut dhe lëkurë. Gratë dhe fëmijët përfaqësojnë deri në 30% të forcës së punës në trajtimin informal e të papërpunuar të mbeturinave elektronike, ndaj janë veçanërisht të ndjeshëm.

 

Megjithatë, diçka po ndryshon

Në Lindjen e Mesme, riciklohet vetëm 5% e mbeturinave elektronike, pjesa më e madhe dërgohet në Kinë, Indi dhe në Azinë Juglindore. Megjithatë, duke kuptuar potencialin e madh ekonomik, kanë filluar të lindin shumë qendra të reja riciklimi në zonë. Një prej tyre ështëThe Recycling Hub,që deri më tani ka ricikluar rreth gjysmë milion pajisje. Edhe kompanitë që prodhojnë pajisje elektronike po investojnë në riciklimin e produkteve të tyre, për të pasur në përdorim minerale dhe materiale tëçmueshme.

Apple, duke ofruar një zbritje çmimi në blerjen tjetër, mbledh kompjuterë dhe celularë të vjetër. Daisy, sistemi i riciklimit të kompanisë me seli në Cupertinoçmonton 15 modele të ndryshme iPhone. Në 2018, kompania ricikloi më shumë se 7,8 milionë pajisje Apple dhe kontribuoi në devijimin e më shumë se 48 mijë tonë e-waste nga vend-depozitimi i plehrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi: Wired

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of