Kufiri Kosovë -Shqipëri, me më shumë shirita

24/07/2019 1:36 PM 0 komente

Kosova zgjeron hyrjen e pikës kufitare në Vërmicë, kërkohet që edhe Shqipëria ta bëjë këtë
Hyrja në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë është zgjeruar. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MTI), Pal Lekaj, ka marrë pjesë në përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të kësaj hyrje. Me këtë rast Lekaj ka kërkuar që edhe Qeveria shqiptare të veprohet më shpejt në rregullimin e pjesës së rrugës nga ana e Shqipërisë.

“Më vjen mirë që pas një bashkëpunimi m e Qeverinë e Shqipërisë po e bëjmë rivitalizimin e këtij segmenti që do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit ndërmjet të dy vendeve. Nuk do të ndalimi që ky kufi të ketë vetëm simbolikën e vet. Edhe ky segment rrugor është një dëshmi që jeni të interesuar të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

Ai ka thënë se tani ka mbetur vetëm edhe Shqipëria ta bëjë këtë zgjerim.
“Ajo që na ka mbetur është ana e Shqipërisë, kërkoj që të veprohet shumë shpejt që të jetë si në anën e Kosovës. Ne jemi një popull që e kemi një gjuhë dhe për neve kjo do të konsiderohet e rëndësishme”.

Kurse, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka thënë se institucionet e Kosovës kanë realizuar këtë projekt në kohë rekorde. Ai më tej ka shtuar se Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë me projekte të tjera duke eliminuar edhe barrierat e pakat që ekzistojnë.
“Ju falënderoj që në një kohë rekord të arrihet të rivilitaliziohet ky segment këtu që ka shumë element të përbashkët ka një trotuar ka ndriçim dhe kjo është si rezultat i presionit që bëhet nga bizneset të cilat këtë vit krahasuar me vitin e kaluar në të dy anët e kufirit ka qenë 30% më i lartë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar që numri i vizitorëve që mësynë Shqipërinë është rritur me 55%. Prandaj ne do të duhet t’i përgjigjeshim kësaj kërkesë të tregut të qytetarëve të krijojmë hapësira lehtësuese për bizneset dhe për qytetarët”.
Idriz Selimaj, zëvendësministër i Infrastrukturës tha se rehabilitimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve.
“Ministri ka kërkuar nga unë që bashkë me ambasadorin Minxhozi që të realizohet në afat rekord rehabilitimi i kësaj rrugë që i shërben pikës doganore në Vërmicë duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mallrave dhe njerëzve”.

Nexhmi Krasniqi, nga Policia kufitare e Kosovës, tha se lëvizja e lirë e qytetarëve të të dyja anëve tash do të jetë edhe më e lehtë.
Është një lehtësim bukur i madh për të mbajtur rend dhe qetësi edhe në këtë pikë kufitare. Lëvizja e lirë e qytetarëve të të dyja anëve tash do të jetë edhe më e mirë”. “Të rregullohet edhe ajo pjesë në anën tjetër që ka bukur vështërsi të mëdha, por ajo që ka rëndësi ju jeni tu e pa fluksin e madh të qytetarëve, për 24 orë 45 mijë njerëz që kalojnë këtu, paramendoni sa punë ka policia. Pritje në kufi nuk ka, për 1 minutë deri 2 minuta, nuk ka pritje”. Prefekti i ri i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, ka kërkuar që edhe pjesa nga Shqipëria të rregullohet sa më shpejt./Monitor.al/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of