Kufizimet e bllokimit në Austri nuk do të zgjaten më kur ato të përfundojnë ditën e enjte, tha ministri austriak i Shëndetësisë Rudolf Anschober.
“Ne mund të lejojmë që kufizimet fillestare të skadojnë, ne nuk kemi nevojë t’i zgjasim ato,” tha ai.
Anschober shtoi se mbledhjet me deri në 10 persona do të lejohen menjëherë me kushtin që qytetarët të respektojë rregullat e distancimit shoqëror. Sidoqoftë, ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se ishte e parakohshme të besosh se kriza ka mbaruar dhe se kufizimet mund të rikthehen në çdo rast. Kështu nga një maji Austria do ti rikthehet normalitetit.
Nga fillimi i muajit të ardhshëm, njerëzit do të duhet vetëm të mbajnë një distancë minimale prej 1 metrash nga njeri-tjetri nëse nuk I përkasin të njëjtës familje.
Të gjitha dyqanet dhe shumë ofrues të shërbimeve të tilla si parukierët do të lejohen të rihapen në fillim të majit.
Nga 15 maji, restorantet dhe baret lejohen të rihapen, duke siguruar masa për distancimin shoqëror. Personeli i restorantit që ka kontakt të drejtpërdrejtë me klientët do të përdorë maska. Hotelet do të lejohen të rihapen nga 29 maj.
Spanja humb mijëra vende pune për shkak të Covid
Spanja ka humbur me mijëra vende punë në tremujorin e parë të vitit, shumica e tyre në mars. Kohë kjo kur shpërthimi i virusit u rrit me shpejtësi, që detyroi qeverinë të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa masat kufizuese që prej 14 marsit bënë që shumica e bizneseve të ndalonin aktivitetin e tyre.
Fuqia punëtore aktive e vendit u tkurr me 285.600 njerëz në tremujorin e parë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave të Spanjës. Shkalla e papunësisë u rrit në 14.4%, nga 13.8% në tremujorin e katërt të vitit 2019.
Numri i të papunëve arriti në 12 mijë. Instituti i Statistikave tha që numri i punëtorëve “joaktivë” u rrit me 257 mijë në tremujorin e parë dhe “ka të ngjarë që shumë punëtorë që humbën punën e tyre janë regjistruar si “joaktivë” sesa si të papunë.
Bllokimi i vendosur nga qeveria preku vetëm dy javët e fundit të tremujorit, dhe masat kufizuese janë zgjatur deri në 9 maj, çka do të thotë që numri i atyre që humbin vendet e punës mund të rritet më tej./CNN