Teksa tatimet kanë kaluar në një marrëdhënie të re me bizneset, duke i dhënë fillimisht mundësinë e vetëkorrigjimit, ato kanë publikuar 18 kriteret, që do i përdorin në analizën e riskut, në bazë të të cilës do të identifikojnë subjektet potenciale që kryejnë evazion.
Psh, nëse ka një rritje të detyrimeve të TVSH-së, apo taksave të tjera, nëse fitimi i një subjekti është më i ulët se i sektorit në përgjithësi, apo deklarohet humbje e vazhdueshme, nëse ka diferenca mes xhiros për efekt TVSH dhe të ardhurave bruto, ndryshime deklaratash në ulje të tatim fitimit, nëndeklarim të xhiros për efekt të TVSH, etj., të gjitha këto përbëjnë arsyet që të ushtrohen kontrolle mbi subjektet.
Drejtoria e tatimeve ka njoftuar ndërkohë bizneset se brenda muajit dhjetor, të gjithë subjektet të cilët janë evidentuar nga Sistemi i Menaxhimit të Riskut si subjekte me risk, do të njoftohen elektronikisht për të bërë në mënyrë vullnetare korrigjimet përkatëse. Vetëm pas përfundimit të kësaj faze dhe afateve për vetëkorrigjim, administrata tatimore do të vijojë me kontrollet më të thelluara në subjekte.
Më poshtë jepen të detajuara kriteret e përcaktuara nga tatimet për analiznë e riskut. Tatimet sqarojnë se këto janë disa prej kritereve që mund të përbëjnë risk potencial (kryesisht për TVSH dhe TF), në raportimin “de juro” të transaksioneve dhe aktivitetit që ndodh “de facto”, por ato mund të ndryshojnë, shtohen apo hiqen, në varësi edhe të rrethanave dhe/ose faktorëve që ndikojnë në mënyrën e pasqyrimit të veprimtarisë së tatimpaguesve.
1.Rritje e borxhit të TVSH-së
Nëse ka një rritje të borxhit të TVSH-së dhe aktiviteti është me fitimi, për tatimet mund të lindë pyetja, se Përse detyrimet e prapambetura tatimore janë në rritje? Disa nga dëshmitë që do të kërkohen nga tatimpaguesi janë:
A është në gjendjen e paaftësisë paguese subjekti?
- A mund të na jepni një vlerë orientuese të aktiveve afatshkurtra si raport me pasivet, përfshirë edhe detyrimet tatimore?
- Nëse subjekti nuk është në gjendjen e paaftësisë paguese,kur planifikoni ta shlyeni detyrimin tatimor të papaguar?
- Ku do t’i gjeni paratë?
2.Rritje e borxhit për të gjitha llojet e tatimeve
Nësa ka një rritje të borxhit për të gjitha llojet e tatimeve dhe aktiviteti ëhstë me fitim, sërish për tatimet mund të lindë pyetja, se Përse detyrimet e prapambetura tatimore janë në rritje? Disa nga dëshmitë që do të kërkohen nga tatimpaguesi janë:
A është në gjendjen e paaftësisë paguese subjekti?
- A mund të na jepni një vlerë orientuese të aktiveve afatshkurtra si raport me pasivet, përfshirë edhe detyrimet tatimore?
- Nëse subjekti nuk është në gjendjen e paaftësisë paguese, kur planifikoni ta shlyeni detyrimin tatimor të papaguar?
- Ku do t’i gjeni paratë?
3.Humbje e vazhdueshme e tatim fitimit të thjeshtuar
Nëse ka humbje për subjektet që paguajnë tatim fitimi të thjeshtuar në vitin e fundit fiskal ose në dy vitet e fundit, tatimet shtrojnë pyetjen se si përballohen këto humbje për të vijuar aktivitetin? Disa nga dëshmitë që do të kërkohen nga tatimpaguesi janë:
a.Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
- A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
- A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
- Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
- A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës
- Sa është gjendja e arkës në subjekt?
- Sa është gjendja në bankë?
4.Humbje e vazhdueshme e tatim fitimit
Në mënyrë të ngjashme, për bizneset e mëdha, nëse ka humbje në vitin e fundit fiskal ose në dy vitet e fundit, tatimet shtrojnë pyetjen se si përballohen këto humbje për të vijuar aktivitetin? Disa nga dëshmitë që do të kërkohen nga tatimpaguesi janë:
a.Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
- A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
- A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
- Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
- A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës
- Sa është gjendja e arkës në subjekt?
- Sa është gjendja në bankë?
5.Ulje e pagesave të TVSH-së
Nëse ka një rënie të vazhdueshme e pagesës së TVSH-së përtej një kufiri të përcaktuar tatimet do ngrenë pyetjen se “Përse pagesat mesatare të TVSH-së kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit?”
Disa nga dëshmitë që do të kërkohen nga tatimpaguesi janë:
- Një analizë e blerjeve, shitjeve, dhe e TVSH-së në blerje dhe shitje të lidhura me to për 15 muajt e fundit
- A kanë rënë marzhet e shitjeve? A ka dëshmi për këtë?
- Cilat kosto janë rritur? A ka ndonjë faktor tjetër?
6.Diferencat mes xhiros për efekt TVSH dhe të ardhurave bruto (TF i thjeshtuar)
Nëse krahasohet xhiro për efekt TVSH-je me të ardhurat bruto të biznesit për efekt të tatim-fitimit te thjeshtuar shifrat duhet të jenë përgjithësisht të ngjashme. Por nëse këto dy shifra kanë diferenca të mëdha, tatimet do ju kërkojnë të rakordoni dy grupet e shifrave për periudhën 12-mujore të përdorur për efekt të pasqyrave financiare.
7.Diferencat mes xhiros për efekt TVSH dhe të ardhurave bruto
Në mënyrë të ngjashme, për bizneset e mëdha, nëse krahasohet xhiro për efekt TVSH-je me të ardhurat bruto të biznesit për efekt të tatim-fitimit, shifrat duhet të jenë përgjithësisht të ngjashme. Por nëse këto dy shifra kanë diferenca të mëdha, tatimet do ju kërkojnë të rakordoni dy grupet e shifrave për periudhën 12-mujore të përdorur për efekt të pasqyrave financiare.
8.Rënie në TF krahasuar me Sektorin
Nëse krahasohet shkalla efektive e tatim fitimit së subjektit me mesataren e sektorit dhe rezulton se tatimi mbi fitimin është më i ulët se sa normat në vend si përqindje e të ardhurave të biznesit, biznesit do t’I duhet të përballet me këto pyetje nga tatimet:
- Analizoni llogaritjet e tatimit nga fitimi bruto deri tek detyrimi për tatim-fitimin.
- Shpjegoni natyrën e shpenzimeve të konsiderueshme të zbritura
- Rakordoni shifrën e kostos së shitjeve në bilanc me shumën mbi të cilën është deklaruar TVSH në blerje.
Tatimet sqarojnë se për subjektet e vogla, mund të zbatohet me të drejtë një shkallë më e ulët e TF, – por kjo do kontrolluar.
9.Rënie në TF krahasuar me mesataren kombëtare
Në mënyrë të ngjashme, nëse krahasohet shkalla efektive e tatim fitimit së subjektit me mesataren e sektorit dhe rezulton se tatimi mbi fitimin është më i ulët se sa normat në vend si përqindje e të ardhurave të biznesit, biznesit do t’I duhet të përballet me këto pyetje nga tatimet:
- Analizoni llogaritjet e tatimit nga fitimi bruto deri tek detyrimi për tatim-fitimin.
- Shpjegoni natyrën e shpenzimeve të konsiderueshme të zbritura
- Rakordoni shifrën e kostos së shitjeve në bilanc me shumën mbi të cilën është deklaruar TVSH në blerje.
Tatimet sqarojnë se për subjektet e vogla, mund të zbatohet me të drejtë një shkallë më e ulët e TF, – por kjo do kontrolluar.
10.Qarkullim i lartë, pagesë e ulët- Kombëtare
Nëse shkalla efektive tatimore është e ulët në krahasim me planin – TVSH, për tatimet mund të përbëjë sinjal për risk kur TVSH-ja e paguar është shumë e ulët në raport me xhiron. Bizneseve do t’u duhet të përgjigjen për:
- Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve.
- Krahasoni shumat gjithsej me vlerat e deklaruara
- Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
- Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve.
- Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar
- Në varësi të llojit të subjektit, çfarë evidence të livrimit të mallit ka për të mbuluar furnizimet që subjekti u bën klientëve? Si mbahet ajo?
- Ndryshimi i deklaratës së Tatim Fitimit
Për tatimet, Deklaratat e korrigjuara të TF, me ulje të vlerave janë me risk. Ato do t’i pyesin bizneset se përse është ulur vlera në deklaratën e korrigjuar dhe do t’u kërkojnë të shpjegohet baza mbi të cilën është bërë ulja e deklarimit, duke përfshirë edhe llogaritjet dhe dokumentacionin mbështetës.
- Ndryshim i deklaratës së TVSh-së
Edhe deklaratat e TVSh të korrigjuara të TVSh, me ulje të vlerave janë me risk për tatimet. Ato do të kërkojnë informacion se përse është ulur vlera në deklaratën e korrigjuar dhe të shpjegohet baza mbi të cilën është bërë ulja e deklarimit, duke përfshirë edhe llogaritjet dhe dokumentacionin mbështetës.
- Pagesë e vonuar e TVSH-së, 12 muaj
Normalisht vonesa nuk çon automatikisht në kontroll tatimor, por nëse ka vonesa të vazhdueshme, atëherë duhen sqaruar arsyet:
- Mos ka ndonjë problem me flukset monetare subjekti?
- Mos ka ndonjë problem më të thellë të paaftësisë paguese? c. Mbase aktiviteti ka natyrë sezonale?
- Nëse asnjëra prej pyetjeve më lart nuk merr përgjigje pozitive, të kërkohet pagim i menjëhershëm i çdo detyrimi të prapambetur
14.Marzhi i fitimit, TVSH më i vogël se sektori
Nga analiza e riskut, tatimet do të kontrollojnë nësa ka subjektet ku marzhi i fitimit dhe TVSH janë më të ulëta se se sektori (SH-B/SH); pa Shitje dhe Blerje të përjashtuara. Në këto raste do të shtrohet pyetja përse përse marzhi i fitimit bruto (MFB) për efekt TVSH-je më të ulët se mesatarja e sektorit në të cilin ushtrohet aktiviteti?
Disa nga dëshmitë që do të kërkohen nga tatimpaguesi janë:
- Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke krahasuar shumat gjithsej me vlerat e deklaruara Verifikoni FDP-në, Verifikoni librat, bëni kryqëzime faturash ku është nevoja
- Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
- Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve
- Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar
15.Testimi i besueshmërisë së humbjes për efekt tatim-fitimi.
Tatimet do të testojnë besueshmërinë e humbjes për efekt tatim-fitimi, nëse humbja nuk është e vogël por MBF është i mirë dhe xhiroja është disa milion lekë.
Tatimet do të shtrojnë pyetjen se përse biznesi ka një gjendje në dukje të mirë për efekt TVSH-je, por pse ndërkohë shoqërohet me humbje në TF? Subjekteve do t’u përkohet informacion për:
a.Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
- A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
- A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
- Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
- A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës?
- Sa është gjendja e arkës në subjekt?
- Sa është gjendja në bankë?
16.Shitje të larta, por me humbje
Tatimet do të testojnë besueshmërinë e humbjes për efekt tatim-fitimi, kur TVSH blerje/shitje është më e lartë se mesatarja e sektorit.
Tatimet do shtrojnë pyetjen se kur marzhi I fitimit bruto (MFB) është më i lartë se mesatarja e sektorit, pse ndërkohe deklarohet humbje për efekt tatim-fitimi? Subjekteve do t’u përkohet informacion për:
- Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
- A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
- A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
- Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
- A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës?
- Sa është gjendja e arkës në subjekt?
- Sa është gjendja në bankë?
17.Shitje me marzh shume të ulët fitimi
Tatimet do të shohin a është jashtëzakonisht e ulët xhiroja? (në krahasim me një raport shumë të lartë blerje/shitje që përdoret për të aktivizuar rregullën). Përse raporti TVSH në blerje me TVSH në shitje është larg një vlere të besueshme dhe përtej mesatares së sektorit? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve të tatimeve, subjektet do të duhet të japin informacion për:
- Të kërkohen emrat dhe adresat e furnitorëve kryesorë dhe të mendohet kryerja e një kontrolli të kryqëzuar të këtyre furnitorëve
- A përputhen evidencat e shitjeve të këtyre furnitorëve me blerjet e subjektit të kontrolluar?
18.Raporti i performancës së TVSH-së
Tatimet do të shohin nëse ka nëndeklarim të xhiros për efekt të TVSH-së? (në bazë të raportit blerje/shitje krahasuar me sektorin). Pyetjet që ngrenë tatimet janë: Përse TVSH-të në shitje janë të ulëta në krahasim me sektorin. o A ka deklarim jo të saktë të çmimeve të shitjes? o A ka deklarim jo të saktë të sasisë së shitur? 2. Janë fryrë në vëllim ose në vlerë blerjet?
Për të argumentuar ecurinë e aktivitetit, biznesi duhet të japë informacion për:
- Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke krahasuar shumat gjithsej me vlerat e deklaruara
- Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
- Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve
- Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar
- Në varësi të llojit të subjektit, çfarë evidence të livrimit të mallit ka për të mbuluar furnizimet që subjekti u bën klientëve?
Tatimet sqarojnë se bizneset e mëdha, sidomos në prodhim, transport ndërkombëtar dhe energjetikë mund ta aktivizojnë këtë rregull pa qenë në medoemos në shkelje të ligjit. Verifikimi i TVSH-së në blerje për periudhën e kontrollit mund të mjaftojë si përgjigje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.