Nga 11 janari inspektorët tatimorë të verifikimit në terren do të jenë të pajisur me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vendushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Tatimet kanë njoftuar se në kuadër të masave të marra kundër informalitetit në Ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarre së fundmi nismën për pajisjen e inspektoreve të verifikimit në terren me kamera regjistruese, për regjistrimin e veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vendushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve.
Kjo nismë, sipas tatimeve synon të:
-garantojë përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të administatës tatimore gjatë ushtrimit të detyrës;
-të garantojë përmirësimin e sjelljes dhe komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesit duke shmangur kështu rastet abuzive dhe/ose korruptive;
-të rrisë transparencën dhe zbatimin korrekt, konform të legjislacionit tatimor ne fuqi.
-garantimin e përpunimit të të dhënave të regjistruara vetëm në funksion të qëllimit për të cilin është kryer regjistrimi duke mos i keqpërdorur këto të dhëna.
Testimi i këtyre kamerave regjistruese do të nisë ditën e hënë më datë 11.01.2021 në qarkun e Tiranes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Si kamerat e policise qe fiken. Eshte nje hendek i madh nga drejtuesit ne qeveri ne ate qe realisht kane nevoje biznesi, i cili nuk ka lidhje fisnore me kete administrate te korruptuarish te paafte. Asnje shtet nuk ka ecur perpara me propagande boshe dhe me gjobaxhinj ne emer te shtetit.
Eshte luks i madh per ne te mbajme mbi shpatulla kete klase politike te paudhe