Sipas statistikave më të fundit të kulturës, publikuar sot nga INSTAT, vihet re një tendencë në rritje e numrit të shfaqejeve nga institucione kulture, si teatri, për të rritur dhe fëmijë, por me një pjesëmarrje në rënie nga spektatorët.
Numri gjithsej i shfaqjeve kulturore në tremujorin e katërt 2019 është 383 shfaqje, duke shënuar një rritje me 2,7 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2018. Në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, në tremujorin e katërt 2019 janë regjistruar 71.477 spektatorë, 2,8 % më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vitin 2019, numri gjithsej i shfaqjeve kulturore është 1.124 shfaqje, 8,9 % më shumë, në krahasim me vitin 2018.
Numri i spektatorëve në vitin 2019 është 223.614, duke shënuar rritje prej 3,1 %, krahasuar me vitin 2018.
Pjesëmarrja mesatare në institucionet qendrore të artit dhe kulturës ka rënë me 5,1 %, si në tremujorin e katërt 2019 dhe në vitin 2019,krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë.
Institucione qendrore të artit dhe kulturës
Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartëtë shfaqjeve gjithsej, me 142 të tilla, 31 shfaqje më pak, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, me 444 shfaqje, 2,8 % më pak, krahasuar me vitin 2018. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë renditet e dyta për numrin më të lartë të shfaqjeve, si në tremujorin e katërt 2019 dhe në vitin 2019. Numri i shfaqjeve të realizuara ka ardhur në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme.
Në tremujorin e katërt2019, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullorështë institucioni me numrin më të lartë të spektatorëve, me 26.567të tillë, duke shënuar njërritjeme 6,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ky institucion ka numrin më të lartë të spektatorëveedhe në vitin 2019, me 70.647 spektatorë, 29,8 % më shumë, krahasuar me vitin 2018.Teatri Kombëtar Eksperimentalështë institucioni i dytë me numrin më të lartë të spektatorëve, për të dyja periudhat në fjalë.
Numri mesatar i spektatorëve për shfaqje ka pësuar një rënietë lehtë, nga 197 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e katërttë vitit 2018, në 187spektatorë për shfaqje, në tremujorin e katërt2019. Rënia është në masën 5,1%. Në vitin 2019, numri mesatar i spektatorëve për shfaqjeështë 199spektatorë, nga 210 të tillë,që ishin në vitin 2018.
Trashëgimia kulturore
Numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e katërt2019 është 150.634vizitorë, duke shënuar rritje me 12,6%, krahasuar me tremujorin e katërttë vitit të kaluar. Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 59.020janë vizitorë në muze, 44.002vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 47.612janë vizitorë në parqe arkeologjike.Numri i vizitorëve në muze, kala e monumente të tjera, si dhe në parqe arkeologjike, për vitin 2019është 1.065.081, duke shënuar rritje me 6,7 %, krahasuar me vitin 2018.
Në tremujorin e katërt2019, numri gjithsej i vizitorëve të huaj në muze, kala dhe parqe arkeologjike është74.109, duke shënuar një rritje me 18,9%, krahasuar me tremujorin e katërt2018.Në vitin 2019, numri igjithsej i vizitorëve të huajnë institucionet e trashëgimisë kulturoreështë585.350 vizitorë, 13,2 % më shumë, krahasuar me vitin 2018. Gjatë tremujorëve të vitit 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj,krahasuar me tremujorët e vitit 2018, me përjashtim të tremujorit të tretë.
Biblioteka Kombëtare
Në tremujorin e katërt2019, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 25.000 njësi, 5,6% më pak, krahasuar me tremujorin e katërttë vitit 2018.Numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare në këtë tremujor është 32.332, duke pësuar rritje me 35,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e katërt 2019 janë afishuar 1.180 tituj të rinj dhe 4.185 ekzemplarë të rinj.Numri i botimeve për vitin 2019 është 99.741 botime, duke shënuar rritje me 11,8 %, krahasuar me vitin 2018. Në vitin 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është rritur me 60,7 %, krahasuar me vitin 2018. Në vitin 2019, si numri i titujve të rinj dhe numri i ekzemplarëve të rinj është rritur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.