Kuota e anëtarësimin në BERZH 1.05 milionë euro

22/11/2012 11:42 AM 0 komente

Deri më 17 dhjetor të këtij viti qeveria e Kosovës është e detyruar që të paguajë kuotën e anëtarësimit prej 1.05 milionë euro pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo pagesë dhe ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës janë kushtet kryesore për anëtarësimin e plotë. Sipas Ministrisë së Financave që marrëveshja të ratifikohet në Kuvend kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve. Gjithashtu duhet të bëhet edhe pagesa e pjesës së aksioneve  e cila është 1.05 milion euro. Qeveria tashmë ka miratuar vendimin që nga rezervat shtetërore të ndajë mjetet e nevojshme për anëtarësim në BERZH. Detyrimet e Kosovës do të jenë të njëtja si për çdo anëtar dhe ato bazohen në dokumentet themelore të këtij institucioni.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of