Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit në detyrë, Avdullah Hotin.
Këtë e ka bërë të ditur pas mocionit të LDK-së që e rrëzoi Qeverinë.
Në vendimin e Qeverisë nuk është bërë e ditur arsyeja e shkarkimit.
“Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruan në vendimin e shpërndarë për medie, teksa bëhet e ditur se ai hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Kryeministri.
Ndërkaq, dihet se Hoti ishte i zëshëm me deklarimet e tij kundër taksës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.