Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendimi për taksën 100% do të zëvëndësohet me masën e reciprocitetit. Ai thotë se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti.
“Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%”, ka shkruar ai.
Kurti ka thënë se pret që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.
“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”.
https://www.monitor.al/kurti-e-osmani-do-hiqet-taksa-ndaj-serbise-do-te-zevendesohet-me-reciprocitet-te-plote/
Ditë më parë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për taksën që Kosova ia ka vendosur Serbisë , duke thënë se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.
“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit qeverisë është prezantuar nga ana e kryeministrit të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës me datën 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë që ashtu siç kemi thënë para qytetarëve, ne besojmë që tarifa duhet të zëvendësohet me masë të reciprocitetit në raport me Serbinë”, u shpreh Osmani.
Osmani deklaroi se, për ta hequr atë tarifë, Serbia duhet të ndërpresë fushatën që po e bën kundër njohjeve të Kosovës.
“Për t’u larguar tarifa ashtu siç e ka thënë edhe ambasadori i SHBA-së në Berlin, i cili në të njëjtën kohë është edhe përfaqësues i presidentit Trump për dialog, ambasadori Grenell, ne pajtohemi plotësisht që për t’u larguar tarifa, Serbia duhet të ndërpresë fushatën kundër njohjeve të Kosovës”, tha Osmani.
Osmani u shpreh e gatshme të punojë me të gjithë deputetët e opozitës në mënyrë që të përfshihen të gjithë në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.
Në fund të vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn, u ka vënë taksë 100% importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Kjo ka bërë që të ndërpritet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar se nuk do të rikthehet në dialog pa u hequr taksa.
Kjo masë nuk është hequr edhe përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për ta bërë një gjë të tillë./Monitro.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.