Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë duhet të plotësojnë formularin e hyrjes 72 orë përpara udhëtimit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se nga ky rregull përjashtohen personat që janë tranzit përmes Turqisë dhe fëmijët nën 6 vjeç.
“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë
Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në faqen: https://register.health.gov.tr/
Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in.
Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke”, njofton TIA.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.