Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan për herë të parë pa Britaninë të mërkurën, më pak se një javë pasi britanikët votuan për t’u larguar nga BE, duke dhënë një mesazh të ashpër se Londra mund të hyjë në tregun e vetëm fitimprurës të bllokut vetëm nëse ajo bie dakord të lejojë lëvizjen e lirë të punëtorëve të BE-së.
Votimi shokues në referendum i javës së kaluar për t’u larguar nga BE-ja ka shkaktuar krizë globale financiare, çoi në zhvlerësimin e paundit dhe fshirjen e miliarda në vlerë aksionesh britanike. Sektori gjigant i shërbimeve financiare të Britanisë, rreth 8 për qind të ekonomisë, mbështetet dukshëm në qasjen në tregun e BE.
Kryeministri David Cameron, i cili bëri fushatë për të qëndruar në BE dhe humbi, ka njoftuar dorëheqjen e tij dhe ia la pasardhësit të tij për të negociuar kushtet e daljes së Britanisë.
Por udhëheqësit e fushatës fitimtare për t’u larguar nuk kanë shkruar në detaje se çfarë lloj marrëdhënieje shpresojnë të ndërtojnë me Brukselin, duke krijuar pasiguri për të ardhmen si për Britaninë ashtu dhe pjesën tjetër të bllokut.
Cameron, që po qëndron në detyrë derisa të zgjidhet zëvendësi, u tha udhëheqësve të BE në takimin e tij të fundit me ta të martën se ai besonte se referendumi humbi pikërisht, pasi njerëzit ishin kundër parimin të udhëtimit të pakufizuar në mesin e qytetarëve të BE-së.
Por lëvizja e lirë e punëtorëve është një nga “katër liritë”, – së bashku me lëvizjen e kapitalit, mallrave dhe shërbimeve – që BE-ja thotë se duhet të ruhet nga çdo vend që dëshiron qasje në tregun e saj të përbashkët. 27 udhëheqësit shtuan një fjali në minutën e fundit në deklaratën e tyre, duke theksuar këtë parim.
Ata gjithashtu i bënë thirrje Britanisë për të vënë në lëvizje klauzolën e daljes së BE-së, duke i njoftuar ata për qëllimin e tërheqjes, që do bënte që të fillonte afati dy vjeçar për të negociuar daljen.
“Nuk mund të ketë negociata të çdo lloji përpara këtij njoftimi,” tha deklarata.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.