Kutia e zezë është krijuar nga kimisti australian David Warren (1925-2010) që në vitin 1953, pas një hetimi për të zbuluar shkaqet e aksidentit të Comet, avioni i parë me profil tregtar. Ideja ishte për të regjistruar, prej atij momenti e më tej, zërat e pilotëve dhe veprimtarinë e instrumenteve të fluturimit në një pajisje që nuk do të shkatërrohej me avionin, në rast të një rënieje. Departamenti i Aviacionit Civil Australian e pa projektin si të panevojshëm. Në 1958, kur një zyrtar britanik pa pajisjen dhe kuptoi dobinë e saj, iu vunë në dispozicion Warren-it mjetet për prodhimin industrial të tij.
Tri njësitë e kutisë
Kutitë e zeza modernenë aeroplanë janë të përbëra nga tri njësi.E para regjistron bisedat midis pilotëve (regjistrues zëri nga kabina, CVR); e dyta merr të dhënat teknike (lartësia, shpejtësia, temperatura, turbullira etj.) dhe është quajtur regjistruesi i të dhënave të fluturimit (FDR), ndërsa e treta është pajisja ku ruhen të dhënat e mbledhura nga dy njësitë e para (shih figurën më poshtë).
CVR regjistron transmetimet radio dhe tingujt në kabinë (për shembull bisedën midis pilotëve dhe kullës së kontrollit), mesazhet e motit dhe çdo zhurmë të motorit.Regjistrimi ka një autonomi prej dy orësh, që do të thotë se pas kësaj periudhe fillon sërish nga e para. CVR është rezistent ndaj temperaturave 110 gradë për 30 minuta dhe presionit të ujit edhe në 6000 metra thellësi.
FDR regjistron një minimum prej 6 deri në një maksimum prej 300 parametrash të fluturimit të tilla si lartësia, shpejtësia, qëndrimi, fuqia e motorit, pozicioni i rrotave etj. Autonomia e saj është 25 orë dhe rezistenca ndaj zjarrit dhe ujit është e njëjtë me atë të CVR.
Te bishti është më mirë
Kutia e zezë është vendosur në vendin që konsiderohet më i sigurt: bishtii avionit. Çdo kuti e zezë është 80 cm e gjatë dhe 25 cm e gjerë dhe kushton 30-150 mijë euro. Së fundmi, kutitë e zeza nuk janë aspak të zeza, ato janë zakonisht ngjyrë e verdhë ose portokalli dhe janë të pajisura me një instrument që lëshon një sinjal radio për zbulim të lehtë.
Edhe tek anijet?
Përdorimi i kutisë së zezëështë konsoliduar tashmë në transportin ajror, por prania e tyre në anije u bë e obligueshme në Itali në vitin 2008, me hyrjen e një anije të modelit 196/2005. Ai vendim përfshiu anijet me pasagjerë dhe anijet për mallra që shkarkojnë tonelata të mëdha nëpër porte.