Kuvendi i Kosovës po mban një seancë plenare, ku në rend dite është edhe votimi për Qeverinë Hoti. Seanca ka filluar në orën 11:00, ndërsa një ditë më parë zyrtarë nga kjo parti kanë thënë se i kanë votat për krijimin e Qeverisë. Qeveria Kurti, e cila u rrëzua më 25 mars, ishte rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti.
Seanca do të mbahet në ora 11:00, ndërsa një ditë më parë zyrtarë nga kjo parti kanë thënë se i kanë votat për krijimin e Qeverisë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kanë bërë përgatitjet për seancën.
Ai u shpreh i bindur se sot do të votohet Qeveria Hoti dhe sipas tij nuk ka nevojë për një qeveri të tranzicionit.
Ndërsa, i mandatuari për kryeministër, Avduallah Hoti ka treguar se kush do të jetë në kabinetin e tij qeveritar nga LDK-j. Kjo parti do të ketë shtatë ministra dhe një zëvendëskryeministër.
Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër; Hykemte Bajrami – Ministër i Financave; Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes; Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme; Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit; Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë; Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.
Kurti: Po ndihem shumë mirë
Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë.
Ai në një prononcim të shkurtër para mediave derisa po dilte nga banesa e tij tha se po shkon në mbledhjen e Qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.
“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”.
Kurti nuk ka treguar nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, derisa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për mbledhjen – që mund të jetë e fundit – e drejtuar nga ai.
Ndryshe, Qeveria Kurti, u rrëzua më 25 mars, pas votimit të mocionit të mosbesimit, iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.
Ndërkaq, njoftimi për dekretimin e Hotit erdhi pasi presidenti Hashim Thaçi më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, andaj këtë të drejtë ia kaloi LDK-së, si partia e dytë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit.
Çështjen e dekretit Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Pas kësaj, Kushtetuesja më 1 maj kishte vendosur si masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.
Ndërkaq, më 28 maj Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë formimit të një qeverie të re me një votim shtatë pro dhe dy kundër dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë.
Kushtetuesja ka konstatuar se dekreti i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës
Sot do të mbahet seanca ku në rend dite është votimi i Qeverisë Hoti.
Disa nga emrat e kabinetet qeverisës
Përveç prioriteteve, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së të martën, Hoti ka njoftuar edhe se është arritur pajtueshmëri për emrat e ministrave të kabinetit të tij nga partia të cilës ai i takon.
Në mesin e propozimeve janë:
Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër
Hykmete Bajrami ministre e Financave
Besjan Mustafa ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Anton Çuni mbetet ministër i Mbrojtjes,
Arban Abrashi ministër i Infrastrukturës,
Agim Veliu ministër i Brendshëm dhe
Armend Zemaj ministër i Shëndetësisë.
Ditë më parë, emrat e ministrave eventualë i ka bërë të ditur edhe AAK-ja.
“Misioni më i vështirë i kësaj qeverie do të jetë misioni i shpëtimit të ekonomisë së vendit. Zoti Blerim Kuçi është ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj për ministre të Jashtme kemi, Meliza Haradinaj – Stublla, ministër i Drejtësisë, Selim Selimi dhe i Arsimit, Ramë Lika si dhe zëvendëskryeministër Besnik Tahiri, pra një ekip vërtetë i suksesshëm”.
Por, jo të gjithë pjesëtarët e këtyre partive politike pajtohen me vendimin për formim të qeverisë së re. Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë të martën se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas përfundimit të pandemisë me koronavirus.
Diskutimet për qeveri të re kanë ardhur pas rrëzimit të qeverisë, tashmë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti, nga LDK-ja përmes një mocioni të mosbesimit.
Pjesëtarët e LDK-së e patën arsyetuar marrjen e këtij vendimi, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm dhe mospajtimeve rreth qasjes së Qeverisë Kurti ndaj taksës 100 për qind në mallrat serbe, që ishte vendosur nga një qeveri e kaluar.
LDK-ja ka insistuar në heqjen e kësaj tarife, pa zëvendësim me masë reciprociteti, siç ka vepruar Kurti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.