Me 87 vota pro Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për heqjen e tatim-fitmit.
Gjithashtu gjatë seancës së sotme plenare u miratuar edhe akti normativ për rishikimin e tretë të buxhetit të shtetit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, si dhe akti normativ për mbylljen e diskove dhe klubeve të natës.
“Është një periudhë, e cila gjykohet si një periudhë për të mundësuar vetëpunësimin dhe që këto biznese të vogla, të goditura drejpërdrejt nga pandemia t’ia dalin jo vetëm në këto vite të vështira, por edhe përtej saj”, deklaroi ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.
Akt Normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”” mori 87 vota pro, 11 kundër dhe abstenim.
Sipas vendimit norma e tatimfitimit do të jetë zero për tatimpaguesit me xhiro nga 0-14 milionë lekë (më parë ishin të përjashtuar nga tatimfitimi subjektet me xhiro nga 0-5 milionë lekë). Ndërsa rritja e pragut të TVSH-së nga 2 milionë lekë shkon në 10 milionë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.