Buxhet maksimumi deri në 500 milionë euro për Barcelonën dhe Real Madridin në sezonin 2017/18. Këtë e bëri të ditur La Liga, në një komunikim të publikuar në faqen e saj.
Sa i përket Primera Division, blaugranat dhe blancos janë klubet që do të kenë buxhetin më të madh: flitet për një limit 507,2 milionë euro për Barçën dhe 499,6 milionë euro për kampionët e Europës në fuqi.
Sa i përket Atletico Madrid, klubi mund të shpenzojë deri në 237,7 milionë euro.
Kufijtë e përcaktuar të shpenzimeve i referohen maksimumit që secili klub mund të shpenzojë gjatë sezonit 2017/18, në bazë të buxheteve paraprake të dorëzuara në Liga.
Shpenzimet që merren në konsideratë lidhen me lojtarët, trajnerët, asistentët dhe lojtarët e ekipit të parë, përveç ekipeve rezervë, sektorit të të rinjve dhe shpenzimeve në fusha të tjera sportive.
Megjithatë bëhet fjalë për një limit që klubet jo domosdoshmërisht duhet ta arrijnë, por gjithsesi duhet të qëndrojnë poshtë shifrës së përcaktuar nga Liga spanjolle në një komunikim të publikuar në faqen e vet.