Një nga veprat më të rëndësishme në panairin e arteve pamore TIRART ishte skulptura e realizuar nga artisti i mirënjohur Arben Bajo.
Skulptura “Nudo” ishte një nga veprat e prezantuara në ankandin e organizuar për panairin, me vlerë 50 mijë euro.
Një nga veprat e fundit të artistit, skulptura është realizuar prej më shumë se dy vitesh si trashëgimi e fundit për artin shqiptar.
Bajo lindi në vitin 1967 në Gjirokastër.
Ai e kreu liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992).
Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnjë etj.
Arben Bajo u nda nga jeta më 9 gusht 2020.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.