Albes Fusha ishte një nga artistët e njohur shqiptarë që mori pjesë në panairin e arteve pamore TIRART.
Artisti u prezantua në panair me 4 piktura, peizazhe të realizuara me ngjyra të ndezura.
Punimet e Fushës variojnë nga 900 deri në 1800 euro
Albes Fusha është ndër artistët më të njohur të skenës së artit pamor shqiptar.
Ka qenë kurator i disa ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare, drejtues workshop-esh dhe bashkautor në disa evente shumë të rëndësishme të artit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Fusha lindi në Tiranë, në vitin 1968. Është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1994. Aktualisht jep mësim në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dhe njëkohësisht luan një rol aktiv në pikturën dhe fotografinë shqiptare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.