Në panairin e arteve pamore TIRART mori pjesë edhe artisti i njohur Arben Golemi.
Golemi ekspozoi në panair 13 piktura, në të cilat prezantoi stinët e vitit me ngjyra të ndryshme por me të njëjtin subjekt frymëzimi, pemët.
Për çdo stinë, artisti ka krijuar më shumë se dy piktura të pemëve të ndryshme që shfaqin bukurinë e stinëve në mënyrë shumë unike.
Arben Golemi e nisi rrugëtimin e tij të artit i frymëzuar nga qyteti ku lindi, Berati, në vitin 1954
Pasi studioi arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe teori arti në Akademinë e Arteve po në Tiranë, ai iu përkushtua ngjyrave, duke i shkrirë ato me hapësirën; duke ruajtur karakterin dhe origjinën. Kështu ai krijon mbi misterin e qyteteve të vogla, monumentet e tyre, për qiellgërvishtësit e metropoleve, por edhe për detin dhe pyllin që rritet në imagjinatën e tij.
Pikturat e ekspozuara në TIRART variojnë nga 2500 deri në 5000 euro
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.