Tablo të pikturuara jo me penel, por me gjilpërë. Arti i qëndisjes nuk mund të mungonte në panairin e parë të arteve pamore në vend, TIRART.
Egla Memaj, artistja 32-vjeçare nga Fieri, solli në panairin TIRART, 5 punime të saj, disa prej të cilave të qëndisura me fije ari.
Artistja nuk i ka shpëtuar frymëzimit klasik që buron nga veprat e artit fetar, por e ka shprehur në mënyrë origjinale duke ndërthurur teknikën tradicionale me formën moderne të veprave të saj. Kjo metodë mund të shihet në tre nga punimet e prezantuara nga artistja në TIRART, ku më së shumti të bën përshtypje vepra e saj “Figura e Engjëllit”, e krijuar tërësisht me fije ari.
Egla Memaj ka studiuar në liceun artistik “Jakov Xoxa” në Fier. Ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Arteve në Tiranë. Punimet e saj në panair variojnë nga 7000 deri në 9500 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.