4 tablotë e piktores Emjona Stasi, që janë ekspozuar këto ditë në Expocity Albania në Panairin e Arteve Pamore kanë tërhequr vëmendjen dhe interesimin e artdashësve
Emjona Stasi rikthen me shumë sukses tematikat e preferuara, duke shfrytëzuar talentin në grafikë me peizazhe të qyteteve.
Emjona Stasi, që nga viti 1977, ka marrë pjesë në rreth 50 ekspozita të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit, ndërsa punimet e saj i gjen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Itali, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Gjermani, Holandë, Kanada dhe SHBA.
Stasi vjen në këtë panair me 4 piktura që variojnë nga 1200 euro deri në 1500 euro, ku më së shumti të bën përshtypje “Vajza në kone”, një vepër ndryshe nga punimet e tjera të piktores.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.