Panairit të arteve pamore TIRART iu bashkuan edhe punimet e artistit Fatmir Tufina
Tufina prezantoi në panair 6 piktura të stilit surrealist që variojnë nga 3000 deri në 5000 euro.
Moderniteti, bashkëkohësia dhe finesa janë një përzierje e mirë në veprat e prezantuara nga artisti ku dominojnë më së shumti nuancat e grisë.
Piktori Fatmir Tufina ka lindur në Tiranë në vitin 1960. Pikturat dhe veprat e tij i ofron kryesisht për studio dhe ambiente moderne apo bashkëkohore. Stili i veprave të tij është në frymën e surrealizmit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.