Në Panairin e parë të Arteve Pamore në Shqipëri u mblodhën shumë artistë të mirënjohur, të rinj dhe artistë që kanë bërë histori në artin shqiptar. Një nga këta artistë ishte edhe Helidon Haliti, i cili prezantoi 6 piktura
Pikturat e tij në këtë panair variojnë nga 3500 deri në 24000 euro, ku të bën përshtypje surealizmi në të gjitha veprat e prezantuara, një risi kjo për artistin.
Haliti lindi më 4 maj 1968 në Lushnjë.
Në vitin 1986 përfundon Liceun Artistik në Berat, më pas kreu studimet e larta në Tiranë në Akademinë e Arteve të Bukura-Dega e Pikturës ku u diplomua në vitin 1993.
Ekspozita e tij e parë u çel në vitin 1984 në Galerinë Kombëtare në Tiranë.
Më pas mori pjesë në shumë ekspozita të tjera, brenda dhe jashtë vendit, si Norvegji, Algjeri, Greqi, Monako, Spanjë etj.
Kontributi i tij në artin bashkëkohor shqiptar merr rëndësi të veçantë edhe falë krijimit të shoqatës kulturore VIZart e cila organizon edhe Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.