Në panairin TIRART mori pjesë edhe Ilirian Shima, një prej artistëve më të njohur shqiptarë.
Artisti ekspozoi në panair 5 punime – piktura dhe skulptura, të cilat variojnë nga 2210 deri në 14.950 euro.
Shima lindi në Tiranë në vitin 1964, përfundoi studimet e larta për skulpturë në vitin 1989.
Ilirian Shima njihet si një njohës shumë i mirë i ndërtimit të formës, nëpërmjet së cilës ai arrin të luajë dhe të krijojë emocione tejet të forta, ku predominon intimiteti, në të cilin ai mundohet të futet në skutat më të panjohura të dëshirave njerëzore.
Objektet që zgjedh për të hulumtuar në realitetin e përditshëm duken të zakonshme, por Iliriani, me një këndvështrim unik, zbulon në to histori dhe metafora.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Interesante