Piktori Lec Shkreli ishte një nga artistët që mori pjesë në panairin e arteve pamore TIRART.
Shkreli ekspozoi 3 piktura, portrete dhe natyrë e qetë. Sfondi i zi karakterizon të gjitha veprat e ekspozuara nga artisti.
Lec Shkreli e filloi veprimtarinë krijuese në vitin 1965. Veprat janë kompozime në vaj, peizazhe dhe natyra të qeta, ku spikasin edhe portretet e grave me kostume kombëtare.
Ekspozitën e parë e hapi kur ishte ende në Liceun Artistik, më pas vazhdoi me të tjera në Tiranë, Durrës, Berat e deri në Kopenhagë.
Pikturat e ekspozuara nga artisti arrijnë vlerën e 1000 eurove.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.