Piktorja Marjana Goxhabelliu herë pas here prezanton para publikut punimet e saj në ekspozita brenda dhe jashtë vendit.
Dhe për këtë nuk kishte si të mungonin punimet e saj në Panairin e parë të Artit Pamor në vend, TIRART.
Artistja Goxhabelliu u prezantua në këtë panair me punime që variojnë nga 3000-200.000 euro.
Veprat e saj karakterizohen nga një mori figuracionesh dhe simbolesh origjinale, përmes të cilave shpaloset botëkuptimi i saj mbi shoqërinë, mbi njeriun si qenie në transformim të vazhdueshëm gjatë historisë së tij dhe deri në vetëshkatërrim.
“Epoka”, një pikturë 10 metra e gjatë, ku dominon ngjyra kafe dhe figura të ndryshme, është edhe vepra më e shtrenjtë në Panair, me vlerë 200 mijë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.