Ilustrimi është një nga format më të njohura të arteve vizuale dhe vepra të tilla nuk mund të mungonin në TIRART, panairin e parë të arteve pamore në vend.
Lulani ekspozoi në TIRART katër piktura ilustruese të punuara në nuancat e së kuqes dhe të frymëzuara nga figura e një vajze bionde.
Pikturat e artistes variojnë nga 1000 deri në 2000 euro.
Ormira Lulani lindi në Shkodër në familje artistësh. Përfundoi Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë për Pikturë Monumentale.
Është aktivizuar në shumë ekspozita dhe bienale brenda dhe jashtë Shqipërisë, si Kanada, Itali, Spanjë, Hong Kong, Turqi, Vietnam, Çeki, Ukrainë, Sllovaki, Malajzi, SHBA, etj.
Ormira është zv.presidente e Organizatës Kulturore VIZart, që organizon ekspozita e bienale prestigjioze në Shqipëri dhe gjithashtu zv.presidente për Shqipërinë në IWS – Organizata Globale e Akuarelistëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.