Rabie Çollaku, një nga artistet më të reja në vend, prezantoi disa nga punimet e saj në TIRART. Skulpturat e saj janë të gdhendura në teknika të ndryshme, si mermer, metal dhe dru.
Artistja 18-vjeçare ekspozoi në Expocity shtatë punime në formë skulpturash dhe instalacionesh, të cilat variojnë nga 75 deri në 550 euro.
Pavarësisht se është shumë e re, ajo e çeli ekspozitën e parë në vitin 2021, kryesisht e frymëzuar nga koha e saj në karantinë. Çollaku solli më shumë se 20 punime në ekspozitën e quajtur “Ngjitja e shkallëve”.
Vepra e saj “Rozafa” sjell figurën mitike shqiptare ndryshe nga herët e tjera, e punuar në dru të kuq, që përfaqëson më së miri sakrificën e personazhit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.