Gjatë datave 23-27 shkurt në ambientet e Expocity ekspozohen piktura të më shumë se 100 artistëve.
Njëri prej tyre është Romir Nelo Llukaçi, veprat e të cilit gjenden në Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, në Muzeun Historik Kombëtar, në Galerinë e Arteve “Nikolet Vasia” Durrës dhe në ekspozita të ndryshme në Durrës dhe Itali.
Artisti i njohur vjen në TIRART me 7 punime, 5 piktura dhe 2 skulptura, të cilat variojnë nga 650 euro deri në 7000 euro.
Në veprat e Llukaçit bien më shumë në sy peizazhet si ato të Pogradecit e të Drilonit dhe peizazhi i Petrelës në Vjeshtë, ku artisti ka shpalosur talentin e tij duke përdorur shumë ngjyra, kryesisht të dominuara nga bluja.
“Pritja’ dhe ‘Luli i Vocërr” janë dy skulpturat që artisti ka zgjedhur të prezantojë në TIRART, panairin e parë të artit pamor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.