Sipas disa publikimeve të fundit nga mediat turke u tha se CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg kishte blerë një superjaht, që kushtonte 150 milionë dollarë.
Por sot, më 19 janar, stafi i Facebook-ut ka dalë me postime të ndryshme duke e mohuar lajmin.
Sipas postimeve turke, kreu i Facebook-ut kishte blerë një superjaht luksoz në shtator të vitit të kaluar në Monako. Kjo blerje ishte bërë nga një tjetër multimiliarder, Graeme Hart.
Ky superjaht, që njihet me emrin Ulysses, është cilësuar si një ndër jahtet më luksoze dhe me një sipërfaqe gjigante. Ai mund të akomodojë deri në 30 të ftuar në 15 suita private luksoze, ndërkohë që vetëm stafi i ekuipazhit të tij shkon në 43 veta.
Por mohimi i lajmit të rremë në lidhje me blerjen e Zuckerberg-ut, i kushtoi këtij të fundit shumë.
Për shkak të këtij lajmi, Mark Zuckerberg mori një vend për t’i dhënë prioritet të gjitha postimeve të miqve dhe familjarëve të tij në News Feed në lidhje me mohimin e lajmit, gjë që i kushtoi atij rreth 3.3 miliardë dollarë. Humbja erdhi sepse duke i dhënë prioritet dhe duke filtruar gjithmonë të dilnin ndër të parat postimet që ai dëshironte, ai uli shumë çmimin e reklamave të ndryshme apo postimeve që lexoheshin më shumë në faqen e tij.
Edhe aksionet e Facebook pësuan një rënie me 4.5 për qind. Humbja e ka kaluar automatikisht, supermiliarderin Amancio Ortega të renditet i katërti në listën e më të pasurve në botë, ndërsa Zuckerberg të bjerë nga kjo renditje.