Emri i tij është i njohur në të gjithë botën, mbi të gjitha falë makinave sportive luksoze, por pak për smartphone. Po flasim për Lamborghini, që prej pak kohësh, ka prezantuar një telefon të ri, të cilin nuk e bëjnë të veçantë karakteristikat teknike por çmimi i lartë
Alpha-One është emri i celularit të realizuar nga kompania Tonino Lamborghini,i cili nuk është për xhepat e të gjithëve. Për ta blerë duhen rreth 2500 dollarë (rreth 2120 euro).
Nëse karakteristikat teknike nuk e justifikojnë këtë çmim, arsyeja duhet kërkuar diku tjetër. Celulari është realizuar me materiale të kushtueshme si për shembull lëkura e punuar me duar që mbulon pjesën e pasme.
Smartphone, i zhvilluar nga kompania kineze ZTE, është ndërtuar nga disa materiale të veçanta që e mbrojnë smartphone nga dëmtimet përgjatë kohës.
Karakteristikat e Alpha One Lamborghini
Jo keq karakteristikat teknike të Alpha-One. Ekrani është 5,5 inç me rezolucion QuadHD (2560 x 1440 piksel) dhe i mbrojtur nga teknologjia Gorilla Glass. Telefoni ka 64 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128 GB me microSD dhe 4GB memorie RAM. Ashtu si pjesa më e madhe e telefonave të gjeneratës së fundit, smartphone ka të integruar lexuesin e gjurmëve dixhitale.
Sektori fotografik
Alpha-One ka një procesor quad-core të Qualcomm, Snapdragon 820 dhe suporton Quick-Charge 3.0 që i lejon celularit të rikarikohet më shpejt. Është dual-Sim dhe ka bateri 3250 mAh. Nga pikëpamja teknike, elementi interesant është sektori fotografik.
Fotokamera e pasme është 20 megapiksel, me stabilizator optik dhe në gjendje të bëjë video në 4K, ndërsa fotokamera e përparme është 8 megapiksel.