Lamtumirë selfie, me telefonin e ri Nokia 8 është koha për “bothie”

19/09/2017 11:07 AM 0 komente

Ishte një rikthim i bukur, me mjaft stil, ai i Nokia 3310, por edhe në fushën e smartphone-ve, shtëpia finlandeze kërkon të befasojë me Nokia 8, sot në pronësi të HDM Global.

Ajo që karakterizon këtë model është sektori fotografik. Në pjesën e pasme, Nokia 8 ka dy kamera prej 13 megapiksel, me sensor me ngjyra dhe monokromatik, si dhe një kamerë të përparme 13 megapiksel me kënd të gjerë e autofokus.

Duhet të kujtojmë se të dy kamerat, kamera në pjesën e pasme edhe ajo në pjesën e përparme, janë të pajisura me teknologjinë optike Zeiss, e cila rrit cilësinë e fotove në çdo situatë.

 

Nokia 8 - 3

 

Lamtumirë “selfie”, mirë se vjen “bothie”

Risia e vërtet është dual sight mode – për herë të parë, tek telefonat celularë, mund të përdoren njëkohësisht fotokamerat, ajo e përparme dhe e pasme, për të shkrepur foto dhe për të regjistruar video në split – screen. Lamtumirë “selfie”, mirë se vjen “bothie” (në anglisht both do të thotë të dy, bashkë). Kjo karakteristikë vlen edhe për videot – ju mund të ndani lidhje të drejtpërdrejta edhe në dual sight mode në Facebook dhe YouTube.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i Nokia 8 është teknologjia audio, që zotëron audio 3D Nokia OZO 360°. Nokia 8 ka procesor Snapdragon 835, prodhuar nga kompania Qualcomm, i suportuar nga 4 GB memorie RAM, 64 GB memorie e brendshme dhe i projektuar për të shmangur mbinxehjen. Përmasat janë 151.5 x 73.7 x 7.9 milimetra dhe peshon 160 gramë. Ekrani është 5.3 inç (2560 x 1440).

Smartphone do të kushtojë 599 euro.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of