Motra e ndryshme e Evoque vjen e rinovuar. Nuk mungon hapësira, e cila është perfekte për familjet. Edhe në pjesë rruge të pa asfaltuar, ajo e di shumë mirë se ku do të ecë
Modeli më ekonomik i Land Rover-it fillon nga 39.000 euro dhe është një model me sukses të konsoliduar. Por, për të dhënë më tepër kënaqësi, ai është i rinovuar duke marrë një pjesë të mirë të Evoque të re (duke nisur nga platforma Pta). Duke pasur parasysh se ti mund të zgjedhësh ndërmjet një bagazhi të madh dhe kabine me gjashtë sedilje, është e drejta e Land Rover për makinë familjare. Për udhëtime të gjata në të cilat duhet komfort, ky model ofron amortizim elektronik si dhe sedilje komode. Drejton një version me motor nafte mjaft të fuqishëm, dy litra Ingenium 240 kuaj fuqi si dhe sistem hybrid të butë i pajisur me kambio automatike dhe traksion integral që shkon në një çmim mbi 66.000 euro.
RISI NË KROSKOT
Në këtë version dimensionet nuk kanë ndryshuar, por pjesa e përparme është më agresive sepse huazon nga pjesa e ulët disa pjesë të Range Sport, ndërsa në brendësi vërehen ndërhyrje më masive. Paneli i komandimit që spikat në një pjesë qendrore ofron komanda racionale. Komandat, të cilat janë dixhitale, janë të vendosura në një ekran 12,3 inç.
Për sa i përket peshës, e cila për një Land Rover është diçka e rëndësishme, duke pasur parasysh motorin, baterinë dhe pajisjet e tjera, ajo shkon në rreth 2000 kg. Megjithatë, kjo nuk e pengon veturën që të manovrojë e sigurt nëpër kthesa, me kontroll të mirë të timonit dhe duke i ngjitur maloret lehtësisht. Gjatë testimit, duke pasur një përshkueshmëri më shumë se 10 km/litër, ndihmesa e njësisë elektrike nuk shërbeu shumë për të limituar konsumin, por është e mundur që të bëjë edhe më mirë. Por, këtë gjë mund ta verifikojë qendra jonë e provave. Për sa i përket kapacitetit të kësaj makine në rrugë me terren të vështirë, nuk mund të ketë askush dyshim.
Mungesa e marshit ridoto është zëvendësuar nga një kambio me nëntë raporte: për pjesën tjetër mendon elektronika dhe këndet optimale karakteristike. Lartësia nga toka është 21 cm dhe ka aftësi për të kaluar kanale afërsisht 60 cm. Këto e bëjnë Discovery Sport një makinë të besueshme për çdo lloj terreni, megjithëse në rastin e testimit, gomat ishin 21 inç, pra një përmasë e paparë në këtë model dhe pak e tepruar për makinat fuoristrada.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.