Marc Lasry, bashkëpronar i Milwaukee Bucks, ka arritur një marrëveshje për të shitur pjesën e tij të aksioneve te Buck, pronarëve të Cleveland Browns, Jimmy dhe Dee Haslam, për 3.5 miliardë dollarë, thanë burimet për ESPN.
Marrëveshja, e cila pritet të miratohet nga NBA, është vlerësimi i dytë më i lartë i të gjitha kohërave për një ekip të NBA. Blerja më e kushtueshme është ajo Phoenix Suns nga Mat Ishbia prej Robert Sarver, në fillim të muajit, me vlerë 4 miliardë dollarë.
Kjo është edhe shifra e tretë më e lartë për një ekip profesionist amerikan, pas 4.65 miliardë dollarë të Denver Broncos në qershor të vitit të kaluar. Shitja e Bucks është vetëm e fundit e një serie çmimesh në rritje për ekipet e NBA në vitet e fundit.
Para blerjes së Phoenix Suns nga Mat Ishbia, rekordi i mëparshëm mbahej nga Joe Tsai, i cili bleu Brooklyn Nets për 2.3 miliardë dollarë në vitin 2019.
Ky rekord paraprihet nga Tilman Fertitta, i cili shpenzoi 2.2 miliardë dollarë për të blerë Houston Rockets në 2017-n dhe nga Steve Ballmer që pati shpenzuar 2 miliardë dollarë për të blerë LA Clippers në vitin 2014.
Po në vitin 2024, Marc Lasry bleu Bucks së bashku me financierin e hedge fund të Nju Jorkut, Wes Edens për 550 milionë dollarë nga senatori amerikan Herb Kohl.
Që nga ajo kohë, Bucks – me Giannis Antetokounmpo, dy herë basketbollisti më i mirë – kanë qenë një nga franchise më të rëndësishme të NBA, duke u renditur i pesti për numrin më të madh të fitoreve të NBA në këtë periudhë dhe duke fituar NBA në vitin 2021.
Haslam, të cilët e kanë ndërtuar pasurinë e tyre falë zinxhirit të ndalesave të kamionëve Pilot Flying J, po bëjnë hyrjen e tyre të fundit në botën e sportit.
Në vitin 2012, ata blenë Browns nga Randy Lerner për pak më shumë se 1 miliard dollarë, ndërsa në 2019-n blenë franchise MLS të Columbus Crew.
/ ESPN